Tuesday, October 19, 2010

Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri me nofken Duffy'e lindi ne Varberg, por u rrit ne qytetin e Malmo ne Suedi. U interesua per muzikën dhe duke u inspirur prej nënës se saj (Njëkohëshisht këngëtare e famshme ne Kosovë).

Duke nisur si shkrimtare tekstesh tashmë Dafina ka arritur të bëhet një ndër këngëtaret më të njohura. E kështu as medaljet s'mungojnë për ketë talent te ri:

Në vitin - 2007 :
Fitoi në Polifest, me këngen "Rrallë e përmallë"!

ndërsa në vitin - 2008:
Dafina bëri një BOOM tjetër në Polifest me këngën “Adios” dhe u shpërblye me çmimin e publikut që ky çmin sigurisht qe do të thotë shumë për një këngëtar !
Po në vitin 2008, lëshoi në treg albumin e saj të parë me titull "KnockDown".
Vijon pjesëmarrja në Këngen Magjike 2008 ku mori çmimin "Magjia e Parë" me këngen "Bateritë"!, këng kjo e cila u pëlqye mjaft shumë nga të gjithë .

kurse në vitin - 2009:
Fama e saj u shtua pas gares se kërcimeve në "Op Labi Party (Viti i ri 2009)" ku Dafina fitoi garën karshi këngëtareve më të njohura në Kosovë, pasii që kërcimi i saj ishte vërtet mahnitës!
Në vitin 2009 suksesi vazhdon me dy bashkëpunime mjaft të mirëpritura nga publiku me këngëtarët e njohur si Blero & F-Kay në këngën "La vida Loca" dhe me Capital T & 2po2 "Shumë Nalt". Të dyja këngët u shëndërruan në hitet e verës 2009.
Në Maj të vitit 2009 fitoi çmimin "Best RNB" në Top Fest 6 me këngën "Dua që ta di" këng e cila pati një sukses mjaft të madh ku më pas Duffy`e i realizoi edhe Remix-in kësaj kënge të cilen e bëri Dj i mirënjohur Dj-Zap.
Në Gusht, u shpall "Femra Superstar 2009" në Teksteshqip.com
Në Shtator, mori pjesë në Polifest me këngen "Amazing Girl" dhe fitoi çmimin e publikut për të tretën herë.
Gjatë vitit 2009 2 videoklipe shumë të sukseshme: "Shumë Larg" (Pulla Pictures) dhe "Amazing Girl" (Entermedia).

No comments:

Post a Comment